Një 4-vjeçar është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja është regjistruar në Korçë, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
I mituri po kalonte rrugën së bashkë me të ëmën, teksa është përplasur nga automjeti.
Ai mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia./vizionplus.tv





