Një banesë është grabitur në qendër të qytetit të Korçës gjatë natës. Persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Marjana Kuretes 58 vjeçe, pronare e një argjendarie, duke i vjedhur të gjithë sasinë e floririt. Sipas policisë, në momentin e grabitje Kureta ka qenë vetën në shtëpi më nënën e saj të moshuar. Pas një konfrontimi fizik me agresorët, pronarja e argjendarisë është plagosur në kokë. Pasi kanë marrë të gjithë bizhuteritë kanë dalë nga dera e apartamentit dhe nëpër errësirë janë larguar në drejtim të paditur për policinë. Ende nuk behet e ditur vlera e mallit, por mendohet te ketë qene e madhe, pasi Kureta njihej si punuese e mire e bizhuterive ne qytetin e Korçës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *