Pezullohet nga detyra shefi i antidrogës ne Korçë, Buis Hysi. Ai akuzohet për dhune ndaj një të ndaluari mëngjesin e shtunës nga forcat e sektorit te antidrogës, gjatë një aksioni nëpër lokalet e këtij qyteti. Burime zyrtare thanë se shefi i antidrogës është pezulluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave, që kanë të bëjnë me dhunimin e 31-vjeçarit Juxhin Kulla, ne mjediset e brendshme të Drejtorisë se Policisë. Familjarët e Kullës kanë denoncuar të paret dhunën, ndërsa avokati ka bërë publike fotot ku dukeshin shenjat e goditjeve ndaj ushtruar ndaj Juxhin Kulles i dënuar edhe më parë për trafik të lendeve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *