Unaza veriore e qytetit te Korçës është kthyer ne burim aksidentesh. Vetëm ne 800 metra gjate tri viteve te fundit ka pasur tete aksidente me pasojë vdekje dhe shumë të tjera me të plagosur. Një tjetër aksident është regjistruar ketë te hëne, ku janë përfshire pese mjete dhe nje kalimtar me biçikletë, i cili ka mbetur i plagosur rende. Po ashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit volsvagen. Mësohet se fillimisht mjeti volsvagen është përplasur me një nga pemët dekorative në pjesën anësore të unazës dhe më pas me një kalimtar me biçiklete. Nga shpejtësia e madhe drejtuesi i mjetit e ka pasur te pamundur te shmange përplasjen me nje furgon mallrash. Me tej volsvageni goditi edhe dy automjete te tjera te parkuara ne ane te rrugës. Ndërsa përplasja finale ka qene me nje autobot, edhe ky i parkuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *