Vendi
Korçë/ Pako ushqimore dhe ilaçe për familjet në nevojë në ditët e vështirat të COVID 19

Solidariteti është një padiskutim një akt I domosdoshëm nga të gjithë në këto ditë të vështira , sidomos me familjet në nevojë.
Vec pushtetit lokal në Korcë një dorë po japin edhe fondacionet. Mes tyre është fondacioni Kennedy I cili këto ditë ka ndihmuar më shumë 350 familje me pako me ushqime në bashkitë Korcë, Pogradec e Maliq.
Presidenti i ketij fondacioni tha se vullnetarët e fondacionit do të dergojnë pako të tjera me ushqime për familje pa të ardhura në keto tri bashki,por dhe bashki të tjera të qarkut.
Në fokus do të jetë sidomos personat me probleme shendetësore si dhe të moshuarve të vetmuar per te cilen janë shperndarë edhe medikamente të ndryshme mjekësore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




