Ka nisur në të gjithë vendin nisma “Qytetet e gjelbra”. Korça është qyteti i parë ku të rinj vullnetarë në bashkëpunim me bashkinë kanë mbjellë 50 pemë në kodrat e qytetit. Bashkërisht ata kanë përcjellë mesazhin “Të pastrojmë Shqipërinë”. Sipas Genti Leno, kjo nismë ka në fokus promovimin e konceptit të qyteteve të gjelbra dhe të qëndrueshme të cilat jetojnë në harmoni me natyrën. Rexhina Ismailanji vullnetare e kësaj nisme tregon se qëllimi i kësaj nisme është shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta. Qyteti i Korçës është nga qytetet me sipërfaqe të larta gjelbërimi më shkallë vendi, qytet i cili ka numrin më të madh të parqeve dhe lulishteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *