Më shumë se 25 punonjes nga Tirana dhe Korça po punojnë për normalizimin e situatës së krijuar një ditë më parë nga rëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë në afërsi të qytetit të Korçës.

 

Burime të siguruara për Vizion Plus kanë thënë se punonjësit e specializuar për avari të tilla do të punojnë e pakta tre ditë për rikthimin në gjendjen e mëparshme të shtyllave të dëmtuara.

 

Defekti edhe për specialistët e fushës është i rëndë pasi në çdo këmbë të shtyllave janë hequr krahas 12 bulonave edhe piastrat cka ka sjellë edhe rëzimin e dy shtyllave. Ndërsa një tjetër për fati  e mirë nuk ka pësuar avarinë e dy të parave.

 

Për OST kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm shumë më i sofistikuar se vendosja e dinamitit siç ka ndodhur në raste të tjera në veri të vendit. Policia po heton për rastin ashtu siç ka filluar hetimet edhe prokuroria e juglindjes por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

 

OST ngul këmbë për akt terrorist teksa policia e kundërshton një gjë të tillë edhe në kushte kur pranon heqjen e bullonave nga këmbet e shtyllave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *