Korçë, nis Festivali Ndërkombëtar i Monodramës

Ka çelur siparin në qytetin e Korçës, festivali Ndërkombëtar i Monodramës. Për të trembëdhjetin vit radhazi ky festival sjell prezantime dhe interpretime të trupave të ndryshme të artisteve nga Shqipëria, por edhe vende si Franca, Serbia, Maqedonia dhe Rusia. Edhe këtë vit festivali do te shëtise në Korçë, Voskopojë, Dardhë e Maliq. Presidenti i këtij festivali, regjisori i njohur Dhimiter Orgocka tha se qëllimi i kësaj lëvizje në krahinat turistike është që artistet e huaj pjesëmarrës në festival të njihen me trashëgiminë tonë kulturore. Festivali është çelur me monodramën e Naum Shundit, “Të gjithë janë çmendur” .Trupat kryesisht nga vendet e Ballkanit do te interpretojnë në 8 ditët e festivalit, ndërsa mbrëmja përmbyllëse do te sjelle edhe vlerësimet nga një juri profesioniste.




