E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Ngacmoi vajzën seksualisht, prokuroria mbyll hetimet. Ja çfarë vendosi për 37-vjeçarin

Prokuroria përfundon hetimet për babain që ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij dhe çon çështjen për gjykim në gjykatën e Korçës.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se Rudolf Merolli  nga fshati Vashtemi i Bashkise Maliq nuk ka ndryshuar qëndrim duke mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht të bijën.

Reklamë

Ai ka deklaruar para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë çfarë ka ndodhur atë natë.

Gjykimi për 37 vjeçarin pritet të fillojë në në shtator.

Rudolf Merolli u akuzua dy muaj më parë nga vajza e tij futbolliste e ekipit te Maliqit për ngacmim seksual.

Ndërsa dolën edhe pëergjimet nga vajza e cila e kishte regjistruar gjatë bisedave erotike që 37 vjecari kishte zhvilluar me vajzën e tij. Mbi keto pergjigje dhe akuza ka ngritur akuzat që rendojnë mbi 37 vjecarin i cili prej muajsh jetonte i vetëm pasi bashkëshortja me të tre femijët ishte larguar nga banesa dhe ishte në pritje te divorcit me 37 vjeçarin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë