E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, mungojnë mjekët reanimatorë

Mungesa e mjekëve specialiste në spitalet e rretheve, po kushtëzon qytetarët në marrjen e shërbimit.

 

Mungesë e reaminatoreve anestezist në maternitetin e Korçës, detyron shumë gra shtatzëna që t’i drejtohen Pogradeci apo Tiranës për të kryer lindje. Shqetësimi e ngre doktori Mishel Papakozma, i cili bën me dije se nga tre mjekë reanimatorë që ka pasur Korça tashmë ka mbetur vetëm një.

 

Reklamë

Sipas Pakozmait puna ne Korçe është vështirësuar shume.

 

Nevoja e shtimit të organikës me një mjek reanimator në maternitet është e nevojshme në mënyrë që edhe lindjet me operacion të mos dërgohen në Pogradec. Ministrja e shëndetësisë ka nisur sistemin e patronazhimit te spitaleve per te përballuar mungesa e specialisteve ne rrethe. Ky projekt startoi nga Burreli, i cili vuante veçanërisht mungesën e mjekeve gjinekologe

 

Më shumë video

Reklamë