Subscribe

Paketa fiskale e bashkisë së Korçës është miratuar vetëm me votat e të majtëve. Por çështja e taksave vendore, përplasi këshilltarët demokratë me ata socialistë. Opozita tha se tarifat janë rritur, duke rrezikuar që biznesi i vogël të shkojë drejt falimentimit. Por kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, e ka kundërshtuar duke thënë se taksat per biznesin e vogël dhe të mesëm, jo vetëm nuk janë rritur, por ato janë ulur. Sipas te djathtëve, tarifa e pastrimit është rritur nga 190 lek ne 210 lek. Edhe në sektorin e ndërtimit, taksa e infrastrukturës ka shkuar nga 2 ne 6 % te vlerës se investimit. Por nga ana tjetër, detyrimet për biznesin e vogël janë zeruar, ashtu si dhe tarifa për reklamën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *