E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, miratohet buxheti 2016

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Korçës është shoqëruar me debate të forta gjate debatit per buxhetin. Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Andrea Mano, tha se buxheti, nuk duhet miratuar për shkak te rritjes së taksave, tarifave dhe gjobave ndaj biznesit. Por kryebashkiaku, Sotiraq Filo, sqaroi se shifrat tregojnë rritje të investimeve për qytetin. Pas debateve te shumta, buxheti me vlere 1.6 miliardë leke, kaloi vetëm me votat e të majtëve.

Më shumë video

Reklamë