Policia rrugore e Korçës ka vazhduar kontrollet për te shmangur aksidentet ne mbyllje te sezonit turistik. Gjate muajit gusht janë vendosur 2300 gjoba, si dhe janë arrestuar 15 shoferë nga te cilët 9 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 6 te tjerë per shkak se nuk ishin pajisur me patente. Ndërkohe, 530 gjoba u vendosen per përdorim celulari gjate drejtimit te mjetit. Ajo qe bie ne sy është numri i vogël i penaliteteve per tejkalim te shpejtësisë se lejuar, pasi ne 23 ditët e gushtit janë vendosur vetëm 5 gjoba. Policia ka hequr ne total 53 leje drejtimi, ndërkohe qe bëhet e ditur se monitorimi i rrugëve me masa te përforcuara do te vazhdoje, me qellim parandalimin e aksidenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *