E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, Mësonjëtorja hap dyert për vizitorët

Kjo nxënëse, ne festen 7 marsit ka improvizuar momentet e hapjes se mësonjëtores, 129 vjet me pare. Mësues dhe nxënës, e kane kremtuar ketë dite jashtë ambienteve te klasës. Rushiti dhe Bejtushi, dy mësues nga Kosova pasi kane shërbyer për 41 vite ne arsim, per here te pare shikojnë nga afer muzeun ne Korçe. Niko Kotherja përgjegjësi i këtij muzeu tha se vitin e fundit ai është pasuruar se tepërmi me objekte dhe sende te ish-mësuesve dhe ish-nxënësve te shkollës se pare shqipe. Mësonjëtorja, mbetet një nga muzetë më të vizituar ne qytetin e Korces, pasi aty vijnë qytetare jo vetëm nga rrethe te ndryshme të vendit, por dhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

 

Më shumë video

Reklamë