E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, mbyllen pesë pika karburantesh

5 pika karburantesh janë mbyllur në qarkun e Korçës pas kontrolleve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor.

 

Pesë karburantet e mbylllura operonin në zonat rurale të qarkut Korçë, ndërsa mësohet se ato nuk kanë qenë të pajisur me kasën fiskale dhe regjimin automatik në aparatet shpërndarëse të hidrokarbureve.

 

Reklamë

Sipas informacioneve, deri më tani janë kontrolluar nga task forca 25 pika karburantesh nga mbi 80 që operojnë në qarkun juglindor të vendit.

 

Kontrollet do të vijojnë deri në përfundimin e sigurimit të regjimit automatik në të gjitha karburantet e qarkut të Korçës, përfshi edhe ato të zonave rurale të cilat paraqiten si më problematiket edhe për vetë task forcën.

 

Pak ditë më parë në qarkun e Lezhës shpërtheu një karburant ku si pasojë 7 persona mbetën të plagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë