E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, mbrëmje poetike për Dritëro Agollin

Vargjet e poetit Dritero Agolli janë përcjellë për publikun edhe në Korçë. Mbrëmja poetike dedikuar veprës së shkrimtarit që feston 85-vjetorin, përcolli interpretime emocionuese nga aktorët më të mirë të teatrit të Korçës. Nuk kanë munguar as artistët apo përfaqësues nga politika që kanë udhëtuar për të qenë të pranishëm e për te shijuar interpretimet e tyre. Mbrëmja është zhvilluar në një nga ndërtesat simbol të urbanistikës shqiptare të fillim shekullit 20, njohur si dyqani i Rrakos, rikonstruktuar kohët e fundit bashkë me të gjitha dyqanet e tjera të pazarit të Korçës.

 

Më shumë video

Reklamë