E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Korçë, makina përplaset me autobusin, plagosen tre persona

Aksident automobilistik me disa persona të plagosur ka ndodhur mesditën e të mërkurës në rrugën nacionale Korçë-Bilisht.

 

Reklamë

Aksidenti u shkaktua nga përplasja e një autobuzi dhe një mjeti tip ‘ Mitsubish’ në afërsi të fshatit Kuç i Zi në Korçë.

 

Sipas të dhënave të para, mjeti ‘Mitsubish’ me drejtues shtetasin A.H., duke dalë nga një rrugë dytësore është përplasur me autobusin e linjës Miras-Korçë me drejtues shtetasin Xh.K.

 

Mendohet se ka qënë dalja e gabuar dhe e papritur e mjetit të vogël nga rruga dytësore që shkaktoi aksidentin me autobuzin e udhëtarëve. Burime pranë ngjarjes thanë thanë se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit  ‘Mitsubish’ dhe dy persona që udhëtonin në të.

 

Ende nuk saktëdohet gjendja e tyre shëndetësore. Nuk ka të dhëna për të lënduar nga udhëtarët në autobuzin e linjës Miras-Korçë.

 

Policia po heton rethanat e aksidentit automobilistik dhe pritet të qartësojë detaje mbi identitetin e të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes të dy mjeteve.

Më shumë video

Reklamë