Policia Kufitare e Korçës në bashkëpunim me FRONTEX ka kapur 35 kurde, irakene dhe algjeriane duke kaluar nga Greqia ne drejtim te Shqiperise permes kufirit te gjelber.

 

Pjesa me e madhe e tyre kanë qenë familjare, me gra e fëmijë. Vetëm në 14 ditët e këtij muaji burime të siguruara bëjnë me dije se nga ana e këtyre strukturave policore janë kapur më shumë se 120 shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë në territorin tonë nga Greqia.

 

Ajo qe ka habitur edhe vete policine kufitare gjate muajit te fundit ka te beje me kalimin e kufirit nga ana e shtetasve kurde, irakenë, algjeriane dhe në disa raste edhe marokenë dhe pothuajse në asnjë rast të refugjateve sirianë.

 

Të njëjtat burime thanë se ditët e fundit ka pasur disa raste që refugjate sirianë jo vetëm janë larguar nga qendra e azilkërkuesve në Babrru, por i kanë kërkuar autoriteteve tona kufitare ti rikthejnë në Greqi nga edhe kanë ardhur.

 

Gjatë intervistave të kryera me këtë kategori personash ata i kanë deklaruar policisë shqiptare se kërkojnë të kthehen nga Greqia në drejtim të Sirisë.

 

Aktualisht lëvizjet në kufirin e gjelbër nuk janë me të personave që vijnë nga vendet ne konflikt, përfshi edhe sirianët,  por nga vendet e tjera, cka i ka detyruar autoritetet tona te kthejne mbrapsht pjesen me te madhe te tyre.

 

Përjashtim kanë bërë vetëm familjarët të cilët i kanë dërguar drejt qendrës së azilkërkuesve në Babrru.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *