E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, humb jetën 33-vjeçari në aksident

Parakalimi i gabuar ka marrë sërish një tjetër jetë ne rruge. Aksidenti i rende ndodhi pak pas mesnate në aksin Pogradec -Korçë, në afërsi të fshatit Bulgarec. Mjeti doli nga rruga dhe përfundoi ne kanal. Për pasojë humbi jetën 33 -vjeçari Kristo Baçellari.

 

33-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Ford” kur ka humbur kontrollin, pasi ka bere parakalimin. Automjeti ka përfunduar disa metra jashtë trasesë ne kanal. Përplasja e forte ka bere qe Baçellari te mbetet i vdekur ne vend. Uniformat blu te Korçës kane mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes.

 

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shkak i aksidentit fatal ka qene edhe shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonte i riu, por edhe erresira. Ne kete segment rrugor kane ndodhur edhe me pare aksidente, qe kane shkaktuar viktima dhe te plagosur.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video