E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Korçë, grabitet biznesmeni i ndërtimit

Persona te paidentifikuar kanë grabitur në qendër të qytetit të Korçës banesën e biznesmenit në fushën e ndërtimit Agim Shahu. Në mesditë hajdutet kanë mundur të hyjnë në banesën e 60 vjecarit në momentin kur nuk kishte asnjë pjesëtar të familjes në shtëpi dhe kanë mundur të marrin kasafortën.

 

Sipas dëshmisë së Shahut, aty ka pasur një shumë prej 30 mije eurosh. Në momentin kur banesa është grabitur, Shahu sëbashku me familjarët ndodheshin në një dasmë. Biznesmeni e zbuloi ngjarjen teksa u kthye ne shtëpi dhe menjëherë njoftoi policinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë