E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, asfiksohet në banesë 82-vjeçari

Një 82-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është asfiksuar ne banesën e tij në lagjen 2 të qytetit të Korçës. Sipas policisë, viktima Aurel Spaho është gjetur mëngjesin e se hënës në banesën ku jetonte i vetëm prej vitesh. Sipas familjarëve, 82-vjeçari kohët e fundit edhe për shkak të moshës, dilte pak nga shtëpia dhe kishte pasur probleme me virozat e stinës. Ekspertiza ka arritur ne përfundimin se ai është asfiksuar nga tymi i zjarrit, qe kishte ndezur per ngrohje. Spaho për vite të tëra, ka punuar si mësues dhe pedagog në qytetin juglindor, ai ishte i pa martuar dhe në të kaluarën ka qenë i internuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë