Subscribe

 Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, falë fondit të tij të pasur, me gati 8 mijë objekte, mbetet një nga qendrat më të vizitueshme.

 

Vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti,10 mijë turistë e kanë vizituar muzeun Mesjetar, i cili mbetet destinacioni kryesor për njohjen e vlerave kulturore të rajonit të Korçës.

 

Objektet e këtij muzeu janë të ekspozuara në mënyra dinjitoze,ç’ka ka ndikuar në rritjen e interesit të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Korçë, zgjedhin të ndalojnë edhe tek Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar.

 

Një grup turistësh të ardhur nga Spanja, Holanda dhe  Franca shprehen se ky muze iu duket shumë interesant, mbi të gjitha për historinë që paraqesin ikonat.

 

Te entuziasmuar ata thonë se më shumë dëshirë do t’ua rekomandojnë dhe miqve të tyre.

 

Për Enis Gjançin, specialiste pranë muzeut, shtimi i numrit të vizitorëve shqiptare është nje tregues mjaft pozitiv gjithashtu.

 

Muzeu i Artit Mesjetar mbetet një qendër shumë e rëndësishme,jo vetëm ne Shqipëri ,por edhe në Ballkan dhe Europë, falë objekteve të kultit që poseidon, si dhe per vet mënyrën e veçantë të grumbullimit dhe ruajtjes së tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *