Subscribe

Vetëm pak kilometra larg fshatit Plasë, në rrëzë të malit të Moravës, planifikohet hapja e një miniere e cila do të shërbejë për nxjerrjen e hekur-nikelit. Por banoret kundërshtojnë kthimin e sipërfaqeve pyjore në zone minerare. Sipas tyre, nga shfrytëzimi i zonës do të priten 100 hektarë pyje me pisha mbi 50-vjeçare.

 

Frika se prerja e pyjeve do t’i lërë pa ujë dhe do të shkaktojë rrëshqitje të tokës duke rrezikuar shtëpitë, i ka detyruar banoret të protestojnë duke bllokuar kompaninë që të vijojë punën.

 

Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu thotë se leja per nxjerrjen e hekur-nikelit ne pyjet e Plasës eshte dhëne nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikes dy vite më parë e në bazë të kontratës, firma është e detyruar që të njëjtën sipërfaqe ta ripyllëzojë diku tjetër.

 

Po nuk janë vetëm banorët e Maliqit që protestojnë këtë fundjavë.

 

Do të duhej të ishte një dëgjesë publike, por banorët e fshatit Frankth ne Mat e kthyen në protestë bashkëbisedimin me përfaqësues të një firme që do të ndërtojë HEC-e në njësinë administrative Komsi.

 

Ata kundërshtojnë me forcë transformimin e përroit. Ndërsa përfaqësuesi i firmës tha se kompania ishte e hapur për të dëgjuar kërkesat e banorëve.

 

Megjithatë ky shpjegim duket se nuk i ka bindur banorët. Ata kërkuan që zyrtaret e kompanisë të largohen.

 

Banorët paralajmëruan se nuk do të lejojnë që uji i përroit, mundësia e vetme që kanë për të vaditur tokat, të futet në tubacionet Hidrocentralit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *