Subscribe

400 hektarë toke bujqësore te mbjella me patate ne fushën e Korçës janë dëmtuar nga ai qe njihet si krimbi i patates. Për këtë arsye afro 40% e sipërfaqes me këtë kulture bujqësore është dëmtuar. Ibrahim Shahollari është një nga prodhuesit me te mëdhenj të patates në qarkun e Korçës. Ai thotë se dëmi llogaritet mjaft i madh.

 

Ndërkohë specialisti i bujqësisë Anesti Starje thotë se sëmundja qe ka prekur kulturën e patates ne fushën e Korçës ka ardhur nga disa faktorë.

 

Më të prekurit janë fermerët e njësive administrative Bulgarec, Pirg e Pojan te cilët kane edhe sipërfaqet me te mëdha te mbjella. Por nga dëmtimi i prodhimit nuk kane shpëtuar edhe fermerët e vegjël. Ata kërkojnë mbështetjen e Ministrisë se Bujqësisë për kompensimin e dëmeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *