E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Korçë, dëmet në bujqësi nga reshjet

Breshëri i rënë dy ditë më parë ka dëmtuar masivisht prodhimet bujqësore në fushën e Korçës. Për të parë nga afër gjendjen përfaqësues të Drejtorisë se Bujqësisë dhe prefekturës kanë ngritur grupin e punës për verifikimin e dëmeve. Sipas kryeartit të bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, më të dëmtuara janë gruri, fasulja, patatja dhe qepa. Vetëm në fshatin Pojan 300 hektarë me këto kultura janë dëmtuar në masën 100%, çka sipas fermerëve përkthehet në miliona leke te humbura. Pas verifikimit i gjithë dokumentacioni do të dërgohet në Ministrinë e Bujqësisë, e cila do të vendosë edhe për dëmshpërblimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë