E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, burg pa afat për Klisman Leka

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Klisman Leken, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e 47-vjeçarit Besnik Bazelli në fshatin Vreshtas. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 28-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 6 tetorit,  kur pas goditjeve fizike, mbeti i vdekur ne mes te fshatit 47-vjeçari Besnik Bazelli. Sipas prokurores, i akuzuari dhe viktima fillimisht kanë debatuar me fjale me njeri tjetrin dhe me pas i riu ka goditur me grushta dhe shkelma Bazellin, i cili është përplasur ne asfalt dhe ka gjetur vdekjen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë