Besimtarët katolikë të Korçës kanë marrë pjesë në “Rrugën e Kryqit” duke përkujtuar kështu mundimet e Jezu Krishtit.

 

E Premtja e Madhe për besimtarët katolikë është përkujtimi i krishtit që zbret në fundin e misterit të së keqes për të njohur mëkatin e njerzve, vuajtjen njerëzore në të gjitha aspektet e saj, tradhëtinë e nxënësve të ve, dështimin, braktisjen e atit, ankthin, vdekjen.

 

E premtja për të gjithë besimtarët katolikë, është shprehur At Rikardo, i cili ka udhëhequr Rrugën e Kryqit, është veprimi i fesë që asgjeson të keqen. Gjithnjë sipas At Rikardos, besimtarët katolikë mësojnë të njohin mëkatin që krishti ka asgjesuar, por edhe provën e dashurisë që Zoti na do dhe me vdekjen ne katolikët mund ti besojmë jetës.

 

At Rikardo në rrugëtimin e sotëm iu ka bërë me dije besimtarëve katolikë të Korçës se dita e sotme është dita e pajtimit të Hyut me njeriun.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *