Kodrat mbi qytetin e Korçës dikur kanë qënë të pyllëzuara, kryesisht me akacie.

 

Në këtë vend banorët e këtij qyteti kalonin jo vetëm ditët e festave por edhe fundjavat.

 

Pas vitit 1990, kjo zonë ka humbur një pjesë të mirë të pyllëzimit.

 

Gjë të cilën e pranojnë edhe vetë banorët, që vazhdojnë ta frekuentojnë këtë zonë për shëtitje deri në pikën turistike të Moravës.

 

Ata tregojnë se dikur zona ka qënë e pyllëzuar, dhe jo më kot e quanin “mushkërinë” e qytetit.

 

Sipas krytetarit të bashkisë Sotiraq Filo, vetëm brenda dy viteve të fundit janë mbjellë më shumë se 15 mijë pemë të llojeve të ndryshme.

 

Gjatë këtyre ditëve gjithnjë sipas Filos, do të mbillen afron 9000 fidanë të rinj.

 

Edhe për kryebashkiakun problem mbetet zgjidhja e ngërçit të sipërfaqeve me pronarë, të cilët kërkojnë zhvillimin e sipërfaqeve të tyre edhe në kushtet kur plani i ri urbanistik këto zona i ka parashikuar si zona të gjelbërta.

 

Sipërfaqja e pyllëzuar deri tani në kodrat mbi qytetin më të madh në juglindje të vendit, është sa e gjithë sipërfaqja e parkut Rinia në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *