E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, bashkia investim për vaditjen e tokave në Bulgarec

Rreth 200 ha toka bujqësore të fshatit Bulgarec në fushën e Korçës do të përfitojnë sistem vaditjeje.

 

Kjo falë një investimi të bashkisë Korçë, me vlerë 3.2 milion lekë I cili synon që tu vijë në ndihmë fermerëve të kësaj zone.

 

Reklamë

Një gjë të tillë e ka bërë me dije kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo i cili ka inspektuar përfundimin e punimeve në këtë fshat.

 

Sipas Filos ky është një tjetër investim i bashkisë përmes fondeve të veta që ka për qëllim lehtësimin e punës së fermerëve në vaditjen e tokave bujqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë