Problematika e vazhdueshme e kullotjes së bagëtive në hapësirat e qytetit ka bërë që bashkia e Korcës të ndërmarrë një aksion për largimin e tyre.
Qindra krerë bagëti të cilat më së shumti kulloteshin në kodrat e qytetit kanë sjellë shqetësimin e banorëve të kësaj zone çka ka bërë që instancat përkatëse të ndërmarrin edhe masa administrative për blegtorët që i sillnin ato kryesisht nga fshatrat më të afërt të Korçës. Përmes një aksioni të ndërmarrë lidhur me këtë problematikë ku hapësirat e gjelbra janë zaptuar nga bagëtitë, nga drejtoria e përgjithshme e taksave dhe tarifave vendore mësohet se aksioni fillimisht do të shtrihet në gjithë territorin e qytetit ndërsa më tej do të vijohet edhe me njësitë e tjera administrative.
Qindra krerë bagëti çdo ditë lëvizin në hapësirat e gjelbëruara të qytetit të Korçës kryesisht të sjella nga fshatrat Mborje dhe Barc ndërsa tashmë bashkia përveç masave administrative ka paralajmëruar edhe konfiskimin e tyre në rast se kjo problematikë përsëritet nga blegtorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *