Gjykata e Apelit ne Tirane ka rrezuar kërkesën e shoqatës se biznesit te vogël ne Korçe, te cilët kërkuan shfuqizimin e vendimit te Këshillit Bashkiak, qe nuk i lejonte ata te tregtonin mallin ne pazarin e vjetër te qytetit. Tregtaret janë informuar per vendimin e Gjykatës dhe prej 3 ditësh janë duke zhvilluar protesta përpara bashkisë dhe tek tregu. Ata kërkojnë qe te kthehen përsëri dhe te vazhdojnë pa u penguar aktivitetin e tyre te tregtisë, ndërsa Këshilli Bashkiak i Bashkisë se Korçës ka votuar qe këta tregtare te zhvendosen diku tjetër, dhe ne ate vend te ngrihet një treg me natyre tradicionale dhe turistike. Bashkia e Korçës, ne nje komunikim qe ka pasur me gazetaret e ka quajtur te paligjshme protestën e tregtareve, duke e cilësuar ketë proteste politike, te iniciuar nga dega e partisë Demokratike ne Korçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *