E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Aksidentohet furgoni i Postës Shqiptare, shoferi bllokohet brenda mjetit (Foto)

Aksident i rëndë në aksin rrugor Maliq-Korce është regjistruar këtë të martë. Burime bëjnë me dije nga vendngjarja se një mjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, në pronësi të postës shqiptare.

Të njëtat burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qënë një parakalim i gabuar i furgonit të postës shqiptare me targa AA142CB që fillimisht është përplasur me mjetin tip Benz me targë AA196YD.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, mjeti i Postës Shqiptare ka goditur fillimisht kangjellat e një shtëpie pranë rrugës dhe më pas me një plep. Forca të shumta të policisë janë në vendngjarje dhe forca të zjarrfikses që po mundohen të nxjerrin nga mjeti drejtuesin e furgonit, i cili duket i aksidentuar rëndë por ka dhënë shenja jete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë