Subscribe

Një aksident i rendë ndodhi në aksin nacional Korçe -Pogradec mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Sovjan. Redi Talka 21 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë, pas përplasjes së automjetit të tij me një kamion. I riu ishte duke u kthyer nga një festë familjare, teksa aksidenti ndodhi pranë një pike karburanti. Sipas ekspertëve të policisë rrugore, dyshohet se shkak i përplasjes së fortë të dy mjeteve, ka qenë drejtuesi i kamionit Ilmi Selmani. Në momentin e aksidentit, ai po ecte mbrapsht në rrugë nacionale, duke aksidentuar rëndë Redi Talkën, i cili ndodhet në spitalin e Korçës. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri që po udhëtonte të 21-vjecarin por, sipas bluzave të bardha, nuk është në rrezik për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *