Këtë të hënë 5000 studentë nisën vitin e ri akademik në universitetin Fan Noli në Korçë prej tyre 700 studentë ulen për herë të parë në auditorë në programet bachelor dhe 650 të tjerë nisin studimet në programet master profesional dhe master shkencor.

 

Nga 53 programe studimi në fakultetet e ndryshme të këtij universiteti, 4 programe nuk kanë plotësuar ende kuotat minimale të regjistrimeve. Konkretisht 3 programet e mësuesisë në ciklin parashkollor, gjuhë letërsi dhe gjuhë frënge si edhe programi i hortikulturës në fakultetin bujqësor janë ato që ende nuk kanë plotësuar kuotat ndërsa shkak për këtë duket se ka qenë vendosja e notës mesatare. Por për rektorin e universitetit Ali Jashari tregu i punës dhe emigracioni janë gjithashtu dy faktorë të tjerë që kanë ndikuar.

 

Programi më i ri ai i edukimit fizik dhe sporteve si edhe fusha e teknologjisë së informacionit janë dy sfera që kanë gjetur bashkëpunimin mes bashkisë së korçës dhe universitetit duke bërë të mundur që të rinjtë të kenë më shumë mundësi për të qenë të kualifikuar si për tregun vendas por edhe atë ndërkombëtar tha kryebashkiaku i Korçës Sotiraq FIlo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *