Stafit të Spitalit Rajonal të Korçës, i janë bashkuar 11 mjekë të rinj të specialiteteve të ndryshme duke plotësuar një pjesë të mirë të mungesave të deritanishme për mjekë specialistë.

 

Drejtori Ardit Konomi thotë se do të ketë edhe një fluks tjetër të mjekëve nga fundi i këtij viti, ndërkohë që sipas tij të gjithë mjekët e rinj kanë filluar tashmë nga puna pasi kanë lidhur edhe kontratat përkatëse me institucionin.

 

Një pjesë e mjekëve të rinj janë nga qarku i Korçës, por ka edhe të tjerë mjekë të cilët vijnë nga Tirana apo nga qytete të tjera të vendit për të punuar për një periudhë të pacaktuar pranë spitalit rajonal të Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *