Subscribe

10 mije hektarë të fushës se Korçës qe i përkasin bashkisë më të madh në juglindje të vendit rrezikojnë vaditjen edhe për ketë vit. Ne fshatin Bulgarec vetëm pak km nga qytetit juglindor fermerët tregojnë se për te pastruar kanalet kane qene te detyruar te paguajnë vet për hapjen e tyre, përfshi dhe njërin nga kanalet kryesore qe sjell ujë nga rezervuari i Gjançit. Për drejtorin e shërbimeve në bashkinë e Korçës dhe atë të kullimit problemet vijnë nga kanalet kryesore përfshi atë te Zemblakut prej nga merr ujë për vaditje jo vetëm një pjese e mire e fushës se Korçës, por dhe ajo e Maliqit. Cenolli i ka siguruar fermerët e fushës se Korçës se nga data 15 maj dhe ne vijim do te kenë ujë për te vaditur tokat e tyre. Bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit po punojnë për të sjell në gjendje pune te gjitha kanalet kulluese dhe vaditëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *