E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçari terrorizon klientët e një lokali, konfliktohet dhe qëllon me armë

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi u konfliktua me klientët e një lokali, si dhe qëlloi me armë zjarri në ajër.

 

Në pranga ra E. H., i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Reklamë

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., dyshohet se ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë