E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçarët nuk e “vrasin” mendjen/ Mbajnë radhë të shkujdesur tek posta

Ulja e numrit të të prekurve gjatë ditëve të fundit në Korçë duket se ka larguar frikën e banorëve të juglindjes që nuk po respektojnë masat paraprake dhe distancimin social.

 

Edhe rasti i fundit i shfaqur pozitiv nuk ka mbajtur brenda korçarët që kanë shtuar radhët tek zyrat që ofrojnë shërbime. Rasti i fundit është ai i Postës Shqiptare, ku shumë persona qëndronin jashtë dyerve të këtij institucioni për të marë shërbimin e kërkuar.

 

Pavarësisht se posta mbante distancën dhe nuk lejonte shumë qytetarë në brendësi të ambjenteve të saj, radhët e gjata të pritjes janë krijuar tek porta hyrëse. Qytetarë të shumtë, të grumbulluar pranë njëri tjetërit, pa maskat mbrojtëse dhe doreza si dhe pa respektuar distancën e radhës shtonin rrezikun e përhapjes në masë të virusit COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë