E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sociale

Korçarët festojnë Ditën e Verës

Qytetarët korçarë e kanë pritur me zjarre të ndezur Ditën e Verës.

 

Kjo festë pagane ka krijuar prej vitesh traditën e saj tek banorët e qytetit, të cilët përveç ndezjes së zjarreve dhe kapërcimit të tyre për të larguar të këqijat e dimrit, gatuajnë edhe një sërë produktesh të veçanta në shtëpitë e tyre.

 

Reklamë

Banorët tregojnë se ndezja e zjarreve në rrugët e rrugicat e qytetit por edhe në fshatrat e juglindjes është një mënyrë për të sfiduar e larguar dimrin e gjatë e tepër të ftohtë.

 

Nga ana tjetër në lokalet e qarkut të Korçës, qytetarët kanë shijuar verën e ngrohtë si dhe të tjera gatime tradicionale të kësaj feste por edhe tipike për juglindjen.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë