Mjegulla ka përfshirë aksin rrugor Korçë-Pogradec paraditen e sotme.

Më e dendur ka qene nga kryqëzimi i fshatit Lumalas e deri ne kryqëzimi i fshatit Podgorie, aq sa levizja ka qene e kufizuar edhe per shkak te dendesisë së mjegulles. Kjo ka bërë që patrullat e policise te jenë të pranishme pergjatë këtij aksi duke i kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe te mos kryejnë parakalime. Për të evituar aksidentet ka pasur dy patrulla të policise rrugore, njëra prej të cilave ishte në pjesën me të madhe të kohes në lëvizje.

Mjegull ka pasur edhe në majë te Qafë Thanës, sipas burimeve ka qenë më e dendur në orët e para të mëngjesit të dites së sotme. Falë masave te marra qarkullimi i mjeteve ka qenë normal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *