Subscribe

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5”, në Vizion Plus ishte gazetari Tonin Frroku.

Frroku ka lindur e është rritur në Shkodër, por prej 40 vitesh ka krijuar familjen e tij në Korçë, ku vazhdon te jetojë edhe sot e kësaj dite.

Të gjitha hotelet e bujtinat janë të rezervuar me turist vendas dhe të huaj. E gjithë bashkia e Korces ka 4200 vende akomodimi. Vetëm Voskopoja ka më shumë se 800 vende akomodimi. Përfshirë hotelet, bujtinat dhe shtëpitë ditore që Korcaret i lëshojnë me qira ditore.”

Por gazetari nuk e la pa bërë edhe një krahasim mes qytetit të tij të lindjes dhe qytetit të zemrës së tij, Shkodrës dhe Korçës.

Vetëm fshati i Voskopojës ka më shumë vende akomodimi se Shkodra. Konkurrenca mes Shkodrës dhe Korçës nuk kishte të bënte vetëm me rezervimet, por edhe me dekorin e qytetit që Shkodra për herë të parë ishte angazhuar me dekor festiv. Por në Korcë nuk kanë mjaftuar 4200 vende, kanë qenë të gjithë të rezervuara.Nuk mund të konkurrohet me Korçën, jo vetëm Shkodra, por asnjë vend“, shprehet gazetari Tonin Frroku në “7pa5”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *