Korça vlerëson nxënësit me rezultate të shkëlqyera

Një nga iniciativat e bashkisë së Korçës është nxitja dhe mbështetja për nxënësit e shkollave të mesme me rezultatet më të mira.
Prej vitesh, nxënësit me rezultate të shkëqyera në mësime motivohen me stimuj moralë dhe materialë. Ata mbështeten financiarisht nga bashkia me një lloj burse për një vit mësimor.
Të hënën në mbrëmje, u zhvillua në ambjentet e bashkisë ceremonia e përvitshme e dorëzimit të çertifikatave për nxënësit më të dalluar.
Kolegji ‘ Preka’ me nxënësit e tij morën çertifikatat vlerësuese më të shumta në ceremoninë e sivjetshme. U vlerësuan sipas aritjeve edhe nxënës të shkollave të mesme ‘Raqi Qirinxhi’, ‘Themistokli Gërmenji’, shkolla e Medresesë dhe ajo e gjuhëve të huaja ‘Faik Konica’.





