E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Sociale

Korça, qyteti që turistët duan

Qyteti i Korçës nuk pushon së prituri pushues të huaj dhe vendas duke krijuar atmosferën e duhur festive për vizitorët.

 

Edhe pse fillimi i stinës së vjeshtës vjen pasi ka  mbaruar sezoni tradicional i pushimeve, qytetit nuk i mungojnë turistët e shumtë. Një grup motorristësh të huaj    kanë vizituar këtë fundjavë Korçën krahas grupeve të tjera me pushues.

 

Reklamë

Ardhja e tyre ndoshta lidhet edhe me festën e fundjavës që organizohet në fshatin e njohur të Voskopojës  me  program turizmin e aventurës.

 

Në Korçë sapo ka përfunduar festivali i komedisë KoKo Fest që mblodhi për një javë trupa tetarore nga vendi dhe ato shqipfolëse. Menjëherë pas kësaj veprimtarie artistike organizohet aktiviteti në Voskopojë me pjesmarje të personave të apasionuar pas sportit malor nga disa vende.

 

Ndërkaq, nga data 20 deri 22 shtator vjen si eveniment artistik Korça Bazzar Festival që afron gjithashtu mjaft vizitorë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë