E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Korça, qyteti i muzeve të shumtë

Në qytetin më të madh në juglindje të vendit funksionojnë muzeu Kombëtar i Arsimit ose Mësonjtorja e parë shqipe, muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, muzeu arkeologjik, muzeu i artit oriental Bratko, muzeu i fotografit Gjon Mili e banesa të shumta të shpallura monumente kulture.

 

Janë propozuar të ngrihet një muze i quajtur ‘Koha e ngrirë’ tek ish zona ushtarake e parkut ‘Rinia’ dhe tjetri me fondin e fotografit të njohur Kristaq Sotiri.

 

Reklamë

Në tërësinë e tyre këto qëndra muzeale përbëjnë një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj. Më të frekuentuar mbeten muzeu Kombëtar i Arsimit dhe muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar me mijëra e mijëra vizitorë.

 

‘Kësaj radhë shoqëruam  turistë në muzeun arkeologjik të Korçës për ti treguar historinë dhe zhvillimin e qytetërimit në trojet tona që në lashtësi’ bën me dije drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjergji Kokin

 

Ai thekson se muzeumet e qytetit të Korçës mbeten një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj dhe ekipet Smile janë gjithmonë të gatshme për ti shoqëruar drejt tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë