Në qytetin e Korçës, ardhja e pranverës festohet sipas një tradite të hershme një natë përpara Ditës së Verës. Në lagje të ndryshme të qytetit, qytetarët ndezin zjarre, rreth të cilëve mblidhen familjarë, të rinj dhe fëmijë për të festuar së bashku.
Sipas traditës, zjarret simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve të ngrohta e të gëzuara të pranverës.
Rreth tyre krijohet një atmosferë festive, ku banorët kalojnë kohë së bashku duke biseduar, duke kënduar dhe duke ruajtur një zakon që është trashëguar ndër breza.
Në këtë festë nuk mungojnë as përgatitjet tradicionale të amvisave korçare. Në tryezat familjare vendosen kulaçi i Ditës së Verës, vezë të ziera me ngjyra të ndryshme, ëmbëlsira dhe gatime të tjera karakteristike të zonës.
Fëmijët dhe të rriturit vendosin në duar edhe veroret, të përgatitura me pe të bardhë dhe të kuq, si simbol i fatit të mirë dhe i një stine të mbarë.
Sheshi “Liria” në Durrës u pushtua nga njerëzit për të festuar Ditën e Verës, me plot aktivitete.
Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës u organizuan ekspozita me piktura, por edhe panaire me punimet e vogëlushëve.
/vizionplus.tv





