E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korça në pushtetin e tërmeteve, lëkundje të tjera ngjallin panik

Banorët e Korçës vijojnë të jenë panik për shkak të numrit të tërmeteve që janë regjistruar në këtë qark gjatë tre ditëve të fundit.

 

Reklamë

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, këtë të hënë janë regjistruar dhe dy tërmete të tjerë.

 

I pari është regjistruar gjatë mesnatës gjatë orës 00:23 me magnitutë 2.4 ballë rreth 16 km larg Korçës.

 

Ndërsa I dyti u regjistrua në orën 03:06, me magnitudë 2.1 ballë.

 

Lëkundjet nuk janë ndjerë shumë në radhët e banorëve.

 

Si pasojë e lëkundjeve të tërmeteve të rëna përgjatë këtyre tre ditëve të fundit, 184 banesa janë dëmtuar.

 

Një pjesë e banorëve në zonat e Floqit, Qafzezit, e Vidovës janë strehuar në çadra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë