E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korça ndez dritat e festave

Qyteti i Korçës organizoi “Festivalin e dritave” që shënoi fillimin e atmosferës së festave të fundvitit.

 

Festivali nisi me numërimin mbrapsht pranë zonës së këmbësorëve ku të gjitha dritat e qytetit u ndezën njëkohësisht.

 

Reklamë

Bashkia e Korçës përmes dekorit të veçantë tërhoqi interesin e vizitorëve vendas dhe të turistëve të huaj, të cilët zgjodhën qytetin juglindor për të shijuar spektaklin e ngjyrave.

 

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo shprehu solidaritetin e njerëzve ku përmes një koncerti bamirësie në sheshin e pazarit të vjetër, do të mbledhin fonde për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Korça përgjatë gjithë muajit dhjetor do të ketë një kalendar të pasur aktivitetesh me qëllim që qyteti të jetë destinacioni i preferuar këtë fundvit.

 

Më shumë video

Reklamë