E enjte, 5 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:24 Në vijim ora 03:24: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Sociale

Korça ‘mbulohet’ nga dëbora, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore. Firmat kontraktore janë duke punuar me borëpastrueset dhe duke hedhur kripë.

 

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, perveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve. Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë