E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korça hap dyert për spektaklin e humorit “Al Pazar”

Qyteti i serenatave, karnavaleve, muzeve dhe festave,  Korça këtë fundjavë ka pritur në skenën e saj teatrale, artistët më në zë të humorit duke hapur dyert per Al Pazar.

 

Ata që çdo të shtunë e kanë ndjekur rrugëtimin e këtyre artistëve, kanë vrapuar të gjejnë vende në teatër, por skena do të ishte gjithnjë e më vogël përballë turmës së njerëzve që donin të shijonin shfaqjen nga afër.

 

Reklamë

Vendet e përcaktuara në teatër nuk janë mjaftueshëm. Personeli detyrohet të shtojë karrige.

 

Një shfaqje ndryshe nga të tjerat, e zhveshur nga skenografia që jemi mësuar të shohim përmes ekranit të Vizion Plus, por shumë dinamike. Kështu ishte Al Pazar në Korçë, ku vërtetoi se publiku e do përmes duartrokitjesh.

 

Një emocion e përgjegjësi ka qenë ky rrugëtim jashtë teatrit të tyre edhe për trupën e Al Pazar.

Më shumë video

Reklamë