Subscribe

Korça bëhet qyteti ku turizmi jeton rehatinë e vet. Fundjavat janë ndryshe në kryeqëndrën e rajonit juglindor, por në raste festash lokale apo kombëtare Korça I ‘ rrëmben’ vizitorët gjithë Shqipërisë. Kjo prurje turistike shijohet edhe këto ditë të Pashkës ortodokse në Korçë.

Grupe turistësh të huaj apo pushues vendas që kanë prenotuar prej kohësh akomodimin shikohem me rastin e Pashkës ortodokse në Korçë.

Edhe në qytete të tjera festohet padyshim, por është realitet I këndshëm dhe dobiprurës që Korça I kremton ndryshe Pashkët ortodokse. Edhe vetë qyteti ka atraksione të shumta e larmi aktivitetesh kulturore.

Bashkia që I ka dhënë prioritet zhvillimit turistik ka programuar një kalendar të pasur veprimtarish edhe për sezonin e pranverës.

Në Korçë nuk ka vend për  hotel, sepse prenotimet bëhen edhe një muaj përpara. Kjo është shprehja që përdoret edhe këto ditë për të treguar frekuentimim e lartë nga vizitorët.

Kryetari I bashkisë Sotiraq Filo thotë se qytetit e rethinat kanë një kapacitet hotelerikme afro 2100 shtretër.

Mbi 100 shtretër janë  krijuar për akomodim në ambjentet e pazarit të vjetër. Janë hapur 35 bujtina të reja, duke e bërë Korçën të quhet edhe qyteti I një mbi një bujtinave.

Krahas emigrantëve që kanë filluar të vijnë nga Greqia me rastin e Pashkës ortodokse, edhe turistët e shumtë I japin tjetër gjallëri qytetit në atmosferën e tij festive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *